Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama flet për shëndetësinë: Para 7 vjetësh spitalet si filma horror, nuk kishin as batanije

Rama flet për shëndetësinë: Para 7 vjetësh spitalet si

Një ditë pas prezantimit të reformës në drejtësi, kryeministri Edi Rama ka vijuar ditën e sotme me prezantimin e programit “Shëndetësia që duam”.

Në fjalën e tij, kryeministri Rama bëri një krahasim me sistemin shëndetësor të para 7 viteve, ku sipas tij, aso kohe mungonin kushtet më minimele në spitale, përfshirë këtu edhe batanijet që i sillnin vetë familjarët.

Megjithatë, kryeministri e pranoi se punët nuk janë ku duhet, e për pasojë la të nënkuptohej se i duhet mandati i tretë për t’i përfunduar.

 “Armiku i padukshëm e tronditi botën nga themelet duke sulmuar të gjithë planetin. U mbyllën në shtëpi të gjithë popujt. Vendet e varfra dhe të pasura. Armiku i padukshëm sfidoi me një egërsi të pashoqe sistemet shëndetësore të gjithë shteteve. Më persekuton pyetja, çfarë do kishte ndodhur në këtë vend sikur ky armik të kishte zbritur këtu 7 vite më parë ose të na kishte gjetur. 

E keqja harrohet shpejt, e mira nuk ka fund. Duket gati e pamundur të kujtohet se çfarë qameti ishte shëndetësia jonë para se të nisnim transformimit. Kur unë postoj foto të atyre viteve aspak të largëta dhe fotot e këtyre ditëve nuk janë të pakët njerëzit që komentojnë me të shara dhe akuza a thua se kanë përpara një iluzion optik. Spitalet me batanije lara lara për pacientët që vinin me familjarë që i mbanin nga krah me batanije nga shtëpie.

 Me intsrumenta mjekësore të vjetër që i kishin bërë infeksionet një rutinë të sistemit tonë shëndetësore. Spitale me aparatura të vjetra që më shumë rrinin në vend për të çuar pacientët drejt spitaleve të vjetra. Dysheme të shtruara dhe të rishtruara për tenderin e radhës.

Spitale si filma horror, me ambulanca të lodhura që më shumë rrinin në parkime dhe nuk mbërrinin kurrë në kohë. Spitale të rrethuara nga tregje, dyqane dhe kalimtarë. Spitale me turma në korridore ku nuk dallohej dot mjekun nga familjarët. Spitale me kangjella, ku mund të gjeje rroba të brendshme dhe të jashtme varur në diell ku kishte kuti me lodra, gjyslyqe Gucci dhe Versace.

Nuk jemi ende aty ku duhet e ku donim, e ku do të jemi nëse nuk ndalemi e nuk rrotullohemi rreth vetes por shkojnë përpara me punë e durim. Pikërisht se që prej ditës së parë kur morëm detyrën, nuk kemi fjetur gjumë, por kemi nisur një punë të madhe, nuk na gjeti gafil por të përgatitur, u futëm në mbrojtje si popull, u mbyllëm fort. Si njerëzit që na keni besuar, nuk e ndaluam punën për t’u armatosur sa më mirë, e ndërkohë që armiku i padukshëm shtrihej mes nesh,” u shpreh Rama

Të fundit