Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama flet për takimin me Aleks Sorosin në Beograd: Fondacioni i "Shoqërisë së Hapur", forcë pozitive për Shqipërinë

Rama flet për takimin me Aleks Sorosin në Beograd: Fondacioni i

Kryeministri Edi Rama ka komentuar foton, ku liderët e shteteve që janë angazhuar në "Open Balkan" janë takuar me Aleks Soros, djali i filantropistit George Soros.

Rama e ka cilësuar fondacionin e George Soros si nga forcat më pozitive të këtyre 30 viteve në Shqipëri, duke evidentuar disa nga ndihmat. Ai ka thënë se në tryezë me liderët ka qenë Këshilli i Atlantikut dhe jo Aleks Soros.

Sipas tij, Këshilli i Atlantikut e mbështet "Open Balkan". Teoritë që lidhen me ndikimin e George Soros në vendin tonë ai i ka konsideruar konspiracion.

"Fondacioni i Shoqërisë së Hapur është një nga forcat më pozitive në historinë e 30 viteve në Shqipëri dhe për shqiptarët. Fondacioni i shoqërisë së hapur dhe George Sorosi personalisht kanë bërë për Shqipërinë jashtëzakonisht shumë dhe sot në Shqipëri ka ende plot fëmijë që shkojnë në shkollat e rindërtuara nga George Sorosi.

Të gjitha teoritë e konspiracionit, të gjitha akuzat dhe të gjitha shpifjet që bëhen në adresë të George Soros dhe fondacionit, vijnë nga skuta dhe mendje të cilat realisht kanë probleme me të vërtetën dhe vetë historinë e tyre, me vetë të shkuarën e tyre. Ajo që dua të saktësoj është se në tryezë  nuk ka qenë Aleks Sorosi me ndihmësit e tij por ka qenë Këshilli i Atlantikut.

Këshilli i Atlantikut është një nga më të rëndësishmit në Washington, është një pikë referimi në politikën amerikane dhe Këshilli i Atlantikut është një tjetër forcë që e mbështet "Ballkanin e Hapur" pa rezervë", tha Rama për 'Kjo Javë'.

Të fundit