Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama flet sërish për integrimin: Zgjerimi kërkon kohë, nuk është më vullneti dhe pasioni i viteve të shkuara

Rama flet sërish për integrimin: Zgjerimi kërkon kohë, nuk

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Në një aktivitet me fokus ndërlidhjen infrastrukturore Ballkani Perëndimor-BE, Rama tha se për fjalën zgjerim nuk ekziston pasioni dhe vullneti i dikurshëm.

Ai shtoi se procesi kërkon kohë, duke theksuar se Ballkani Perëndimor është realitet i rëndësishëm për BE. Sipas Ramës, veprimet duhet të jenë të përbashkëta ndaj krizave që i prekin të gjithë.

“Po bëhet gjithnjë e më e qartë se zgjerimi është gjithnjë e më pak një fjalë që përdoret me pasionin dhe vullnetin që ka pasur disa vite më parë. Nuk ka dyshim që procesi mund të kërkojë kohë. Në të njëjtën kohë është shumë e qartë për të gjithë se Ballkani Perëndimor është një realitet gjithnjë e më i rëndësishëm për BE. Duhen veprime te përbashkëta për kriza të përbashkëta. Ballkani është realitet i rëndësishëm për BE”, tha Rama.

 

Të fundit