Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama flet sërish për lajmin e rremë që publikoi: Gabova! Do ta kuptoja nga një verifikim i thjeshtë

Rama flet sërish për lajmin e rremë që publikoi: Gabova! Do

Kryeministri është ndalur sërish postimi që bëri dje mbi kompaninë Alabbar që do të ndërtojë portin e Durrësit, për të cilën shkruante se është mirëpritur në Kroaci për të ndërtuar “Manhatanin e Zagrebit”.

Pasi sot kërkoi ndjesë për publikimin e rremë, Rama tha sa e kishte postuar lajmin  pa e verifikuar.

Dje publikova një lajm të kompanisë që do bëjë portin e Durrësit. Nuk e dija që projekti nuk kishte shkuar më tutje. Ishte një lajm që nuk e verifikova siç duhet. Sot kërkova ndjesë. Sepse kush nuk është gënjeshtar, nuk justifikohet, thotë më falni, kështu ndodhi.

Ajo ishte diçka që boll të bëje një verifikim të thjeshtë, nuk u bë verifikimi, s’ka rëndësi si apo qysh. Këtu ishte gabim.

Këta gënje dhe shpif, të rrokanisin kokën. Kur porti turistik dhe porti tregtar dhe porti i peshkimit të mbarojnë, vlera e këtij qyteti do rritet dyfish sa ç’është sot. Periudha e dimrit, do ketë më shumë gjallëri për shkak të rritjes së aktivitetit. Porti Turistik, se këta janë gdhë. Porti që do sjellë jahte këtu, jahtet kur vijnë këtu, nuk vijnë që njerëzit të rrinë brenda atje. Njerëzit konsumojnë ato që blejnë këtu”, u shpreh Rama.

Të fundit