Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama ‘tund’ kartën e integrimit edhe me shqiptarët e Greqisë: Më jepni votën, t’iu jap integrimin

Rama ‘tund’ kartën e integrimit edhe me shqiptarët e

Pas fushatës së nisur në Facebook, Rama e përdori kartën e integrimit, edhe në Greqi në takimin që po zhvillon sot me emigrantët shqiptarë.

Teksa foli para diasporës, kryeministri i bëri thirrje të votojnë PS-në për të çuar Shqipërinë drejt BE-së dhe për të marrë të ashtuquajturën “pasaportë evropiane”.

“Jemi këtu për tu bërë njësh këtu me këta dhe me të të gjithë europianët e tjerë të BE, duke u bërë edhe në pjesë e të njëjtës familje, e duke u ulur në fosfrën e përbashkët të familjes së bashkuar europiane si të barabartë mes të barabartësh. Sot jemi në gjendje të ndajmë bashkë me ju atë që kemi bërë, për ta vendosur Shqipërinë në pikën ku të huajt janë të detyruar të na respektojnë për atë që jemi. Por dhe nga ana tjetër për ta ngritur Shqipërinë në një pikë ku ëndrrat dhe shpresat nuk janë më të paaritëshme. Ndryshe nga vendi ku ne gjendëm kur morëm detyrën, sot nuk jemi në mëshirën e askujt, sot fati ynë është në dorën tonë”, tha Rama.

Të fundit