Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama 'fut sërish hundët' në punët e drejtësisë, sulmon publikisht një tjetër gjyqtar

Rama 'fut sërish hundët' në punët e

Kryeministri Edi Rama nuk i ndal sulmet ndaj drejtësisë.

Në një status në Facebook, Rama ka sulmuar publikisht gjyqtarin Hazbi Balliu për një vendim që si duekt bie ndesh me planet e kryeministrit.

Kujtojme se në qendër të debatit është një pallat i konfiskuar në Tiranë, ku ishte planifikuar të zhvendosej Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK). Gjykata vendosi të mbrojë palën që kundërshton këtë zhvendosje, dhe kjo ka mjaftuar që Rama ta cilësojë vendimin si “skandaloz”.
Në statusin e tij, Rama e ka akuzuar gjyqtarisn se po mbron ndërtues të paligjshëm.  Ai shkon deri aty sa të thotë se duhet “akses në trurin e gjykatësit” për të kuptuar logjikën e vendimit.

“Më në fund gjykatësi Balliu e nxorri arsyetimin e shkruar të vendimit të tij skandaloz për të marrë në mbrojtje palën përfaqësuese të një pallati të ndërtuar totalisht pa leje dhe të konfiskuar në Tiranë, ku u vendos të sistemohej Agjencia Shtetërore e Kadastrës, e cila prej disa vitesh e vazhdonte punën në një objekt të vjetër e të dëmtuar seriozisht nga tërmeti. Se si mund të angazhohen prokurorë a gjykatës të republikës në favor të ndërtuesve të paligjshëm kjo kërkon të kesh akses në trurin e prokurore Gjelit a të gjykatës Balliut, por se si mund të shkruajë një gjykatës se ASHK nuk ka prova që nuk mund të vazhdojë të rrijë në një godinë ku bien tavanet e muret, kjo kërkon një durim heroik në pritje që organet e kontrollit e të qeverisjes së gjyqësorit të zgjohen nga gjumi i tyre gjithnjë e më i rrezikshëm për fatet e vetë Reformës në Drejtësi. Në foto keni (mos)arsyetimin e gjykatës Balliut si edhe situatën e godinës së vjetër të ASHK-së, e cila mesa duket për Balliun është normale për sa kohë nuk ka viktima”, shkruan Rama.

Pas rastit të Elsa Gjelit, kjo nuk është hera e parë që Rama kritikon publikisht gjyqtarë apo prokurorë dhe ku ku ekzekutivi “fut hundët” në punët e drejtësisë. 

 

 

 

Të fundit