Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama-gazetares bullgare: Jeni një turp!

Rama-gazetares bullgare: Jeni një turp!

Përpos mediave shqiptare, kryeministri Edi Rama ka dhënë një prononcim nga Brukseli edhe për mediat e huaja, ku tha se nuk pret çelje të bisedimeve për anëtarësim në BE. I pyetur nga gazetarët bullgarë, Rama nuk ngurroi t’ia thoshte në sy se janë “një turp.”

“Ohh Bullgaria këtu. Jeni rrëmujë ju djema. Një rrëmujë e madhe dhe jeni një turp teksa mbani peng dy vete të tjera të NATO-s. Nuk pres lajme të mira sot, sepse siç e thashë dje u ngrit optimizmi por këtu jemi dhe është një ditë e re në Evropë por jo në Bullgari”, u shpreh ai.

Teksa u pyet nëse ka frikë se do të jetë Shqipëria, viktimë, Rama tha: “Ne s’do të jemi kurrë viktimë se e dimë që në këtë rrugë ka një Bullgari këtu dhe një Bullagri atje, por ne nuk e ndryshojmë kursin tonë dhe do e ndërtojmë Eruopën në vendin tonë”.

Të fundit