Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama hap garën për tre çmime, por ‘pendohet’ dhe fshin postimin

Rama hap garën për tre çmime, por ‘pendohet’ dhe

Në kuadër të festave të fundvitit, kryeministri Edi Rama ka hapur garën për tre çmime. Konkursi i shpallur është njoftuar përmes një postimi në Facebook, të cilin më pas kryeministri e ka fshirë.

Sipas Ramës, tre çmimet që do të shpërndaheshin për fituesit ishin: Fotografia e Vitit, Videokërkesa ime dhe Urimi im. Të gjitha materialet e qytetarëve duhet të dërgoheshin në adresën shqipëriaqëduam.al.

Njoftimi i Ramës

Dëshiroj që për vitin e ri të bëjmë një konkurs në këtë faqe me tre çmime.

Çmimi Fotografia e Vitit ku do të zgjedhim me votim në këtë faqe tre fotografitë më të pëlqyera mes të gjitha fotografive që ju do të dërgoni në adresën shqipëriaqëduam.al rubrika konkursi2022.

Çmimi Videokërkesa ime ku një ekip i posaçëm do të zgjedhë tre kërkesat fituese mes atyre që ju do dërgoni me video për të kërkuar mbështetje për një nismë në dobi të shkollës apo komunitetit tuaj në adresën shqipëriaqëduam.al rubrika konkursi2022.

Çmimi Urimi im ku epiki i kësaj faqeje do të zgjedhë tre urime më të veçanta, që ju do të dërgoni me tekst, foto apo vide për Vitin e ri 2022 në adresën shqipëriaqëduam.al rubrika konkursi2022.

Rama hap garën për tre çmime, por ‘pendohet’ dhe

Por njoftimi i garës me tre çmime, u fshi pak minuta më parë nga kryeministri Rama për t’u zëvendësuar me hapjen e çerdhes së re në Paskuqan.

Rama hap garën për tre çmime, por ‘pendohet’ dhe

Të fundit