Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama hap “thesin” para zgjedhjeve, premton tjetër bonus për të moshuarit në ditën e gënjeshtrave

Rama hap “thesin” para zgjedhjeve, premton tjetër bonus

Kryeministri Edi Rama ka lëshuar dorën, duke dhuruar 50 mijë lekë shpërblim për pensionistët e vendit në prag të zgjedhjeve vendore.

Pasditen e sotme ai ka përmbushur premtimin elektoral, duke miratuar vendimin për tu dhënë të moshuarve lëmoshën e premtuar.

Sipas kryeminsitrit ky është një lajm i mirë, dhe një masë lehtësuese për të moshuarit.

Kjo është një tjetër masë lehtësuese për ta pas Pakos së Madhe, po nuk është e fundit, sepse ne nuk bëjmë dot sa duam për më të moshuarit, por nuk do të lemë kurrë pa bërë gjithçka mundemi”,shprehet Rama.

Postimi i Ramës

Kur thosha do të vendosim taksë të jashtëzakonshme për eksportuesit e mëdhenj të energjisë dhe do t’ua shpërndajmë pensionistëve në prill, ata që ju e dini kush janë, bërtisnin ky është tatimi i jashtëzakonshëm komunist.

E bëri BE-ja, e tha edhe këtu Ursula Von Der Leyen që po, kjo është diçka krejt e drejtë në këtë kohë krize dhe e mbyllën përkohësisht gojën.

Pastaj e hapën prapë gojën, duke u qarë hallin pensionistëve se i mashtroi Edi Rama dhe se s’do merrnin asgjë, po kur e dëgjuan që kjo do të ndodhte siç ishte premtuar, u hodhën përpjetë se po shkelej Kodi Zgjedhor! Krejt e pavërtetë, si zakonisht kur ata hapin gojën.

Por ja ku prilli erdhi dhe taksa e jashtëzakonshme mbi fitimet e rëna nga qielli i luftës në arkën e eksportuesve të mëdhenj të energjisë, do të fillojë t‘u shpërndahet pensionistëve, si pjesa më e prekur nga pesha e luftës, po edhe më dinjitozja në qëndresën e saj përballë vështirësive të kohërave.

Kjo është një tjetër masë lehtësuese për ta pas Pakos së Madhe, po nuk është e fundit, sepse ne nuk bëjmë dot sa duam për më të moshuarit, por nuk do të lemë kurrë pa bërë gjithçka mundemi.

*më poshtë vendimi i sapofirmosur i qeverisë:

 

Rama hap “thesin” para zgjedhjeve, premton tjetër bonusRama hap “thesin” para zgjedhjeve, premton tjetër bonus

Të fundit