Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama “harron” kush i nxiti tensionet në veri të Kosovës: Respekt për Vuçiç, zgjodhi paqen!

Rama “harron” kush i nxiti tensionet në veri të

Në Beograd po mbahet Samiti i radhës në kuadër të “Ballkanit të Hapur”. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama duket se “harroi” se kush i provokoi tensionet në veri të Kosovës gjatë muajit të kaluar dhe se kush “lëshoi pe” për të shmangur një përshkallëzim të mundshëm të konfliktit.

Ai tregoi edhe një herë lidhjen e ngushtë që ka me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Sipas Ramës, presidenti serb ka kontribuar për paqe.

"Dje mund të mos ishim fare këtu, mund të ishte ditë ku mediat do ishin të mbushura me lajme për atë që ndodh mes kufirin Serbi-Kosovë. Sot dua ta them se edhe zgjidhja e lëvizjes me karta identeti është një zgjidhje e “Ballkanit të Hapur”.

Dua t’i shpreh respektin tim presidentit të Serbisë që duke e materializuar këtë zgjidhje, ka dhënë sinjal të qartë për të gjithë që zgjedhja e parë është paqja, zgjidhja për njerzit. Kjo nuk zgjidh atë që mbetet për tu zgjidhur e as nuk e bën çështjen që ne na ndan, por kjo është rruga", tha Rama.

Kujtojmë që vendosja e masave të reciprocitetit në veri të Kosovës shkaktoi tensione në ver, çka detyroi qeverinë e Kosovës, duke pranuar sugjerimet e partenerëve ndërkombëtarë ta shtynte vendimin. Më pas u arrit një marrëveshje, që lejojne serbët dhe kosovarët të kalonin kufirin vetëm me letyërnjoftime. Tashmë pritet një marrëveshje edhe për targat.


Të fundit