Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama humbet durimin dhe zihet me qenin, thumbon Metën: Po pusho, o pusho! Do dekoratë ai tashi, do dekoratë (VIDEO)

Rama humbet durimin dhe zihet me qenin, thumbon Metën: Po pusho, o pusho!

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar edhe nga Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, ka inspektuar gjatë ditës së sotme punimet në zonën e Manzës në Durrës, vend në të cilin është planifikuar ndërtimi i 280 shtëpive të dëmtuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të 2019.

Gjatë vizitës së Ramës, dëgjohet një qen i cili po lehte larg ndërsa Ahmetaj po shpjegonte vijimsinë e punimeve. I pa shqetësuar nga kafsha, Rama ka gjetur momentin për të bërë ironi, duke thumbuar Presidentin Meta teksa thotë: “Pusho o pusho, do dekoratë ai tashi, do dekoratë…”.

Ky moment është përcjellë me të qeshura nga ekipi shoqërues i Ramës, ndërkaq, kryeministri ndalet aty. Këtë situatë kreu i qeverisë e ka referktuar edhe tek mbishkrimi i videos së takimit, ku shkruan:

Manzë, Durrës - Aty ku po ndërtohen një e nga një 280 shtëpi të dëmtuara nga termeti i 26 nëntorit që shumë shpejt do të jenë gati. ***qentë dihet, do lehin gjithnjë e më fort, por gjithnjë e më shpejt përpara do të shkojë karvani????????‍????????????????????‍????????‍????.”

Të fundit