Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama i ashpër me Metën dhe dorën e shtrirë ndaj PD: Fatkeqësi për Shqipërinë! Qasja me opozitën s'lidhet me një person

Rama i ashpër me Metën dhe dorën e shtrirë ndaj PD:

Kryeministri Edi Rama deklaroi se oferta për bashkëpunim që ka bërë ndaj PD, nuk lidhet me personat. Ai ka siguruar se "dora e shtrirë" do të mbetet edhe nëse ka lidership të ri.

"Qasja ime e re me opozitën nuk është një qasje që lidhet me një person apo me një grup personash. Është një qasje që lidhet me domosdoshmërinë që kultura politike në Shqipëri të lehtësohet nga barra e rëndë e të shkuarës nga pesha e rëndë e baltës që e ka karakterizuar në tërësi jetën tonë politike dhe bashkëjetesën tonë politke. Kështu që nuk shoh pse duhet ta kemi këtë dilemë. Është çështja e tyre se kush zgjidhet, kush nuk zgjidhet", tha Rama për 'Kjo Javë'.

Ky i fundit komentoi dhe situatën në PD, duke e konsideruar një fatkeqësi në zhvillim e sipër që të lë shije të hidhur. Ai shprehu keqardhje për përplasjet në selinë blu.

"Katandisja e një partie që lindi si forca e re e shpresës dhe të së ardhmes në një zonë të zymtë ku klith e shkuara është vërtetë për të ardhur keq dhe ka në vetvete një shëmti të madhe", shtoi kryeministri.

Ky i fundit nuk ka ndryshuar qëndrim ndaj presidnetit Ilir Meta dhe pse ky i fundit i ka lënë mënjanë tonet e ashpra ndaj qeverisë. Sa i përket çështjes së shkarkimit të Metës në Gjykatën Kushtetuese dhe të ardhmes politike të presidentit, Rama deklaroi: Nuk e di dhe nuk më intereson të them të drejtën.

I pyetur nëse do të ndihej më komod me Ilir Metën si president, apo në krye të LSI, kryeministri e konsideroi Kreun e Shtetit "fatkeqësi" për Shqipërinë.

"Unë mendoj që për shtetin shqiptar Ilir Meta ka qenë fatkeqësi për të mos thënë më shumë dhe pastaj për LSI është çështja e LSI, e asaj pjese të LSI që vijon akoma të ekzistojë", deklaroi Rama.

Të fundit