Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama i frikësohet revoltës qytetare, “blindon” Kryeministrinë, dyert vishen me mburoja metalike

Rama i frikësohet revoltës qytetare, “blindon”

Një ditë para protestës së opozitës, në ambientet e jashtme të godinës së Kryeministrisë ka nisur vendosja e mburojave metalike në fasadën përballë bulevardit të madh “Dëshmorët e Kombit”.

Disa punonjës të shërbimit, kanë vendosur pjesët metalike me qëllim mbrojtjen e godinës nga ndonjë sulm i mundshëm prej protestuesve.

Protesta e opozitës është lajmëruar të mbahet në orën 18:00 më 22 dhjetor dhe qëllimi është rrëzimi i qeverisë e cila akuzohet për një sërë skandalesh sic është abuzimi me tenderat e AKSHI-it, si dhe aferat korruptive në disa investime madhore publike për të cilat është marrë e pandehur zv/kryeministrja Belinda Balluku.

Të fundit