Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama “i gjen zgjidhje” korrupsionit dhe emigracionit: Të rinjtë të mos largohen, të punojnë me satelitët

Rama “i gjen zgjidhje” korrupsionit dhe emigracionit: Të

Kryeministri Edi Rama duket se ka pritur rezultatet e satelitëve “Albania 1” dhe “Albania 2” për të dhënë një zgjidhje për korrupsionin dhe emigracionin.

Teksa u prezantuan raportet e para të satelitëve, Rama tha se kompania e shërbimit ka ofruar edhe 8 satelitë të tjerë pa kosto ekstra. Sipas kryeministrit, atë korrupsionin, të cilin nuk e kanë parandaluar dot as me masa dhe as me reforma, do ta ndalin me satelitët.

“U shtuan dhe 8 satelitë të tjerë nga kompania pa asnjë pagesë ekstra për të na furnizuar me më shumë imazhe në ato periudha kohe kur kishte më shumë mundësi që të lexohej territori. Ne mund të themi se kemi një bazë fantastike të leximit të territorit sipas nevojave të digasterve. Ajo hartë e bën të pamundur abuzimin me kilometrat e përmbytura për të rritur faturën në kurriz të shtetit sepse nga imazhet, shërbimet e ngarkuara për këtë punë, atë që ne e quajmë identifikimi i dëmeve, mund ta bëjmë vetëm me 1 imazh”, tha Rama.

Ndër të tjera, kryeministri ofroi edhe një zgjidhje për të rinjtë që duan të largohen. Qesharake, por për kryeministrin një gjetje e zgjuar, Rama i ftoi të rinjtë të mos ikin nga Shqipëria por të punojnë me satelitët.

“Një i ri me formim në TIK të mos shohë si alternativë largimin nga Shqipëria dhe as largimin e privat si një mundë të vetme, pasi ne u kemi dhënë mundësinë se kush do të punojë për shtetin shqiptar për të krijuar në Republike ku mbrojtja kibernetike shërbimet digjitale apo te shërbimi imazheve satelitore do të paguhet me mirë sesa kudo tjetër në rajon dhe se kudo tjetër në sektorin privat”, u shpreh Rama. 

Të fundit