Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama 'i hakërehet' KQZ-së: Dështim spektakolar, pajisjet u transportuan si arka bosh

Rama 'i hakërehet' KQZ-së: Dështim spektakolar,

Kryeministri Edi Rama ka dalë mbrëmjen e sotme në një deklaratë për mediat, në një kohë kur ka mbaruar procesi i numërimit në thuajse të gjithë vendin.

Ndërsa u pyet për standardet e zgjedhjeve, Rama e quajti dështim spektakolar i KQZ.

Nuk kam lexuar asnjë raport lidhur me standardet, zgjedhjet nuk kanë patur asgjë të vecantë në asnjë aspekt përvec dështimit spektakolar të KQZ për të garantuar nisjen në kohë të votimit.

Ishte një gjë e rëndë tronditëse për faktin se pajisjet e identifikimit kanë garantuar transparencë të madhe, dhe mosfunksionimi i tyre, është i pafalshëm.

Ishin skandaloze kur pamë skenat e tmerrshme që hidheshin si arka bosh. Miliona euro nga taksat e shqiptarëve për proces transparent.” u shpreh Rama.

Të fundit