Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama “i hoqi dy kungujt nën sqetull” dhe ia dha Damianit, Balla thumbon Gjiknurin: Në Elbasan nuk bien tërmete  

Rama “i hoqi dy kungujt nën sqetull” dhe ia dha Damianit, Balla

Përpos shpalljes së kupolës qeverisëse për katër vitet e ardhshme nga kryeministri Edi Rama, Partia Socialiste sot ka rifreskuar edhe drejtuesit e saj.

Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte fakti se Taulant Balla nga sot do të mbajë vetëm postin e kreut të grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PS nuk do ta mbajë më, por Rama ia kaloi Damian Gjiknurit.

Rama ka prezantuar sot edhe drejtuesit politikë në qarqe, ku shihet sërish zëvendësimi i Ballës me Gjiknurin në Elbasan, ndërsa Ballën e degdis në Fier.

Gjatë fjalës së tij, Rama ia hoqi detyrën e dytë Ballës duke ia cilësuar si dy “kunguj nën sqetull” dhe me shumë përgjegjësi.

Ndërsa foli para mediave, Balla duket se nuk i ka pritur mirë këto ndryshime. Po ashtu, ai ‘thumboi’ Gjiknurin duke thënë se në Elbasan nuk bien tërmete.

“Kjo nuk është çështje kungujsh por përgjegjësish. Dua të them se ky është meraku im i vetëm. Do të mërzitem nga Rama nëse Elbasani nuk do marrë investimet e nevojshme për t’i kthyer atë borxh që PS i ka mandatin e tretë. Elbasani ka rezultatin më të mirë për PS. Do jem në Kuvend që Elbasani të ketë vëmendjen e parë të qeverisë. Unë jam sa përfaqësues dhe banor i atij qarku.

Tifozeria dhe marrëdhënia ime me Elbasanin nuk ndryshon kurrë. Do jem mes Elbasanit dhe Fierit. Nuk bien tërmete në Elbasan. Koha do tregojë që për atë që unë po them sot kam shumë të drejtë. Unë jam bërë deputet i Partisë Socialiste në vitin 2005 dhe për çudi edhe atëherë kam qenë deputeti më i votuar. Ne gjithmonë ne kemi rifreskuar. Kam mbështetje maksimale për qeverinë e re”, tha Balla.

 

 

Të fundit