Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama 'i jep mend' Kosovës nga Londra: Ta harrojë Beogradin, le të merret Europa me Serbinë

Rama 'i jep mend' Kosovës nga Londra: Ta harrojë Beogradin,

Kryeministri Edi Rama, në një fjalim të mbajtur në panelin e Chatham House në Londër, ka dhënë një mesazh për Prishtinën lidhur me dialogun Kosovë–Serbi.

Duke folur për rrugën drejt integrimit evropian, Rama sugjeroi se Kosova duhet të përmbushë të gjitha detyrimet e dialogut, pa u kushtëzuar nga veprimet e Beogradit.
Që të jetë e suksesshme, Kosova duhet të harrojë Serbinë dhe të realizojë të gjitha pikat e dialogut. T’ia lërë topin në fushën e Serbisë,” tha Rama, duke nënvizuar se Europa do të merret vetë me Beogradin.

Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se Kosova duhet të ruajë qetësinë dhe të dëshmojë vullnet për zbatimin e marrëveshjeve, në mënyrë që të mos shihet si palë problematike nga Bashkimi Evropian.

Ai shtoi se është në dorën e Prishtinës të bindë vendet hezituese të BE-së përmes një qëndrimi të matur dhe të përputhshëm me vlerat evropiane.
“Kosova është republikë, një shtet demokratik i njohur nga fuqitë e mëdha,” tha Rama, duke shtuar se nuk sheh ndonjë problem në këtë drejtim. Ai përsëriti se suksesi varet nga vetë Kosova, e cila duhet të ecë përpara pa u ndalur nga pengesat e jashtme.
 

Të fundit