Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama “i merr çelsin e zyrës”, Safet Gjici “zhduket” nga Facebook-u

Rama “i merr çelsin e zyrës”, Safet Gjici

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici ka mbyllur llogarinë zyrtare në rrjetin social Facebook, pas shkarkimit nga qeveria dhe video-skandalit që pushtoi mediat ditën e djeshme.

Pas vërshimit të komenteve negative dhe reagimeve për video-skandalin, tashmë ish-kryebashkiaku i Kukësit është detyruar të “zhdukej” edhe nga Facebook-u.

Nëse kërkojmë në Facebook emrin e tij, “Safet Gjici Faqja Zyrtare”, dalin vetëm artikuj dhe postime që lidhen me emrin e tij, por jo llogaria zyrtare e ish-kryebashkiakut socialist të Kukësit.

Ndërkaq në Fb shfaqet vetëm një adresë, në të cilën janë fshirë të gjitha postimet, ndërkaq komentet skanë të ndalur as andej.

Mesditën e djeshme, 16 Qershor 2023, u publikua një video-skandal ku shfaqej Safet Gjici duke kryer marrëdhënie intime në zyrë, në Bashkinë e Kukësit.

Përmes një shënimi në llogarinë në Facebook, ai njoftoi dorëheqjen dhe foli për kurth nga kundërshtarët.

Reagimi:

Ndjesë të thellë publike çdokujt që sot ka parë atë material të shëmtuar video. Pas një fushate dhe përballjeje jo të lehtë me kundërshtarët e mi, pas të cilës rezultova fitues, fatkeqësisht unë rash pre e një kurthi të përgatitur me detaje nga e njëjta dorë njerëzish me të cilët u përballa në zgjedhje. Ja arritën ta bëjnë në një formë tjetër të pistë atë që se bënë dot me votën e kuksianëve.

Jam shumë i keqardhur për ngjarjen dhe jam mëse i qartë se në këtë situatë nuk ka vlerë asnjë lloj sqarimi. Prej disa kohësh unë kam një marrëdhënie intime me vajzën në fjalë por sigurisht nuk kam asnjë justifikim për atë çka ka ndodhur pavarërisht se i rënë në kurth.

Nuk mund të jem më unë njeriu që punon në atë zyrë shteti pasi e kam tradhëtuar besimin e atyre mijëra njerëzve që besuan e punuan me mua për ta bërë Kukësin një qytet gjithnjë e më të mirë.

Ndjesë të gjithëve dhe mirënjohje gjithë jeten kujtdo më besoi dhe mbështeti. Ishte nderi i jetës time që u njollos nga një mendjelehtësi e pafalshme ndaj sot ndjej detyrimin minimal të jap dorëheqjen! Zoti ju bekoftë të gjithëve!

Të fundit