Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama i nënshtrohet një operacioni, ja si është gjendja e kryeministrit

Rama i nënshtrohet një operacioni, ja si është gjendja e

Kryeministria ka dhënë informacion zyrtar për gjendjen e kryeministrit Edi Rama i cili i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale ditën e sotme.

Sipas Kryeministrisë, mësohet se Rama pritet të kalojë natën e sotme në mjediset spitalore të QSUNT.

“Në lidhje me pyetjet dhe kërkesën tuaj për informacion për ndërhyrjen kirurgjikale të Kryeministrit Edi Rama ju bëjmë me dije se:

Kryeministri Edi Rama aktualisht po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale laparoskopike në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’.

Ekipi mjekësor nën drejtimin e Prof. Dr. Arben Gjata po kryen ndërhyrjen kirurgjikale të hernies inguinale.

Pas përfundimit të ndërhyrjes, Kryeministri Rama pritet të kalojë natën e sotme në mjediset spitalore të QSUNT”, deklaron Kryeministria.

Në një denoncim për JOQ, qytetarët tregojnë se edhe pse ka shumë salla operimi, askush tjetër nuk mund të futet derisa Rama të mbarojë dhe çdo ndërhyrje është anulluar deri në një njoftim të dytë.

Të fundit