Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama 'presion' deputetëve: Të përdoret sa më shumë “Akt1visti”

Rama 'presion' deputetëve: Të përdoret sa më

Kreu i socialistëve Edi Rama mblodhi dje grupin parlamentar për të dhënë direktiva lidhur me zgjedhjet vendore të 14 majit. Mbledhjes së socialistëve nuk i ka shpëtuar as aplikacioni “Akt1vist”.

Mësohet se gjatë mbledhjes, Rama ka kërkuar një vëmendje të veçantë nga ana e deputetëve duke kërkuar që të rritet sa më shumë përdorimi i aplikacionit.

"Aplikacioni “Aktiv1sti” të vazhdojë të përdoret nga të gjithë. Secili deputet të marrë përsipër një zonë të caktuar dhe të mbajë përgjegjësi për të. Të bëhet maksimumi për marrjen e votave, edhe nëse bëhet fjalë për një zonë tradicionalisht të djathtë", ka thënë Rama në mbledhjen me deputetët. 

Rama ka qenë i prerë me deputetët në përdorimin e “Akt1vistit”, ndërsa shumë denoncime janë bërë mbi trsyninë dhe presionin që po iu ushtrohet nëpunësve të administratës, të cilët po kërcënohen me largim nga puna.

Ata nëpunës që janë më korrektë dhe të përkushtuar pas “Akt1vistit” do të shpërblehen.

Apliakcioni është parë me shqetësim nga ana e ekspertëve të IT të cilët tregojnë se ka një rrezik potencial për të dhënat e çdo individi që regjistrohet në të.

Të fundit