Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama i prerë me Kosovën: Tarifa për Rrugën e Kombit nuk hiqet, patriotët ta paguajnë për ta kaluar

 Rama i prerë me Kosovën: Tarifa për Rrugën e Kombit nuk

Kryeministri Edi Rama është shprehur i prerë se Tarifa për Rrugën e Kombit nuk do të hiqet.

I ftuar në Open, Rama tha se ajo është një tarifë shërbimi pasi ka transformuar totalisht parametrat e sigurisë dhe se nuk ka lidhje me kombin.

“Tarifa Rrugës së Kombit nuk mund të hiqet, është një tarifë shërbimi dhe një tarifë vendet i kanë brenda për brenda tyre. Teoria që trau ka ndarë kombin është e pakuptimtë. Patriotët që e konsiderojnë hapësirën e një kombi i duhet të paguajnë për rrugën aty ku e përdorin.

Qofshin patriotët shqiptarë apo shqiptarët e Kosovës. Ka siguruar transformim për sigurinë, nuk negociohet. Nuk ka lidhje me kombin por shërbimin brenda një hapësire. Rruga e Kombit që lidh të njëjtën hapësirë dhe brenda së njëjtës hapësire të gjithë paguajnë”, tha Rama.

 

 

 

Të fundit