Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama ‘ i qan hallin’ Turqisë: Është lënë pas dere nga Evropa

Rama ‘ i qan hallin’ Turqisë: Është lënë

Kryeministri Edi Rama ka folur për Turqinë teksa po merr pjesë në Forumin Ekonomik Delphi që po mbahet në Greqi.

Në një intervistë, kreu i qeverisë tha se Turqisë iu kërkua që të realizonte disa reforma, por pavarësisht kësaj, u la pas dere nga BE.

“Duhet të kuptojmë arsyet sepse disa vende të ndryshme kanë edhe sjellje dhe reagime të ndryshme. Ajo që mendoj është se përtej asaj që do të sjellin zgjedhjet, cili do të jetë rezultati, mendoj se Erdogani ka bërë një punë të mrekullueshme për vendin e tij. Ka sjellë ndryshime shumë të mëdha.

Patjetër që ka edhe disa gjëra që mund t’i diskutojmë por mund të them se BE duhet të diskutojë sjelljen e vet në kohën kur Turqisë iu kërkua që të bënte disa reforma dhe pasi u bënë Turqia u la pas dere. Kanë qenë disa situata jo të thjeshta dhe ajo që erdhi pas është një situatë komplekse.

Por një gjë është e pamohueshme, me ose pa Erdoganin, Turqia është kryesore për sigurinë e Evropës dhe Evropa duhet ta marrë seriozisht atë.“, tha Rama.

 

Të fundit