Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama i rikthehet kritikave ndaj SPAK: Intervistat bëhen si në epokën e gurit

Rama i rikthehet kritikave ndaj SPAK: Intervistat bëhen si në

Kryeministri Edi Rama i është rikthyer kritikave ndaj Prokurorisë së Posaçme.

Gjatë prezantimit të raportit të GRECO për luftën antikorrupsion, Rama tha se teksa po ecet me digjitalizimin e disa shërbimeve, drejtësia vijon akoma që intervistat t’i bëjë si në eopkën e gurit.

“Ndërkohë që ecim me dixhitalizimin e plotë të Kadastrës, falë mbështetjes së KE, do të punojmë të fusim Inteligjencën Artificiale në proceset e Kadastrës. Në sistemin e drejtësisë jemi akoma në epokën e gurit, zhvillojmë intervista në Prokurori dhe Polici pa audio dhe video. Intervistat në Prokurori që nga ato të Juridiksionit të përgjithshëm dhe te ajo Speciale bëhen si në kohën e gurit. Unë të shoh, ti më sheh. Unë të pyes, ti më thua dhe unë shkruaj çfarë të dua. Kjo është vënë në pah nga institucionet ndërkombëtare.

Një nga gjërat që duhet korrigjuar me urgjencë, dhe do ta korrigjojmë duke vazhduar ta mbështesim fuqimisht sistemin e drejtësisë, SPAK, GJKKO dhe institucionet e tjera të reja të krijuara nga reforma në drejtësi dhe duke shpresuar që më në fund do të bëhet realitet edhe sistemi i menaxhimit dixhital të të gjithë çështjeve me pushtetin gjyqësor. Një projekt që ka vonesë të palogjikshme dhe që shpresoj të vihet në vijë dhe uroj që Këshilli i lartë Gjyqësor të mos e vonojë më. Kemi angazhuar fonde dhe jemi në mbështetje për ta realizuar këtë program", tha Rama.

Të fundit