Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama i shkon Begajt në zyrë, dy temat kryesore të takimit

Rama i shkon Begajt në zyrë, dy temat kryesore të takimit

Kryeministri Edi Rama ka shkuar për të takuar Bajram Begajn në presidencë. Ai ka qëndruar atje për rreth 30 minuta.

Takimi ka qenë joformal. Por nga informacionet që qarkullojnë në media, dy temat e diskutimit kanë qenë siguria dhe zgjedhjet lokale.

Kujtojmë që prej muajsh, Shqipëria është vendosur në shënjestër të hakerave, të cilët kanë marrë të dhëna të rëndësishme të shqiptarëve. Ndërkohë ka nisur puna për zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen midis prillit dhe majit.

Ky është takimi i parë mes Ramës dhe Begajt që zhvillohet në ambientet e presidencës.

 

Të fundit