Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama i shkon nga mbrapa dhe puth në qafë kryeministren italiane në Moldavi

Rama i shkon nga mbrapa dhe puth në qafë kryeministren italiane

Kryeministri Edi Rama e ka vërtetuar dhe njëherë që nuk i intereson nëse ndodhet para kamerave për të shafqur një sjellje të shkujdesur dhe aspak zyrtare sikurse i takon të sillet një  kryeministri.

Në samitin e Komunitetit Politik Evropian, që po zhvillohet në Moldavi, Rama ka puthur një prej lidereve të pranishme, pikërisht kryeministren italiane Giorgia Meloni.

Pamjet në rrjetet sociale i ka postuar gazetarja e “EuroActiv” Aneta Zachová.

Në video shquhet Rama i cili përqafon një Melonin në një mënyrë të ngrohtë.

Më herët gjatë ditës, Rama pati një takim me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe siç bëri të ditur ky i fundit, u fol për situatën në veri të Kosovës, ku serbët kanë zhvilluar protesta të dhunshme ditët e fundit.

Të fundit