Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama i shmanget përgjegjësisë, gjen 'justifikimin' e ri për përmbytjet: U përmbyt edhe Stambolli!

Rama i shmanget përgjegjësisë, gjen 'justifikimin' e ri

Teksa Shqipëria prej ditësh po përballet me përmbytje të rënda, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur sërish të shmangë përgjegjësinë direkte për situatën, duke ofruar një “justifikim” të ri publik: përmbytjet nuk janë problem shqiptar, pasi  sipas tij u përmbyt edhe Stambolli.

Në episodin e radhës të podcastit “Flasim”, Rama e shpjegoi situatën me përplasjen e masave ajrore dhe me ndryshimet klimatike globale, duke theksuar se fenomeni ka përfshirë një hartë të gjerë rajonale. Për ta bërë më bindës argumentin, ai përmendi pamjet “apokaliptike” në Stamboll, sikur përmbytjet në metropolin turk të mjaftonin për të larë duart nga realiteti shqiptar.

“Nuk ka prekur vetëm vendin tonë, të paktën jo për arsyet që ziejnë tenxheret mediatike por një hartë të gjerë, deri në Stamboll ku kishte pamje apokaliptike.
Një masë ajri e ftohtë nga veriu është përplasur me një valë të ngrohtë nga Mesdheu që ka sjellë këtë situatë.
Ndryshimi klimatik nuk do të thotë vetëm verëra të nxehta, por edhe stinë të pa qendrueshme dhe mot këmbëngulës. Më shumë zjarre dhe përmbytje, është tashmë një kuadrat I ri I klimës ku jetojmë, por jam krenar që në çdo situatë emergjence jemi më të përgatitur falë investimeve të bëra”, tha ai.

Të fundit