Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama i shmanget përgjegjësisë për përmbytjet: Fajtorë ata që hedhin qese dhe shishe

Rama i shmanget përgjegjësisë për përmbytjet:

Kryeministri Edi Rama ka folur sër lidhur me përmbytjet e fundit gjatë një takimi me krerët e njësive vendore në Durrës.

edhe këtë herë, ai ia ka atribuar situatën e krijuar kryesisht kushteve atmosferike dhe papërgjegjshmërisë qytetare.

Në fjalën e tij, Rama theksoi se viti ka nisur me fenomene të pazakonta klimatike, të cilat sipas tij po shndërrohen në emergjenca të përsëritura, ndërsa shmangu përgjegjësinë institucionale për menaxhimin e situatës, duke fajësuar qytetarët që hedhin qese dhe shishe plastike në mjedis.

Dua ta nis me faktin që viti nisi me një situatë të vështirë atmosferike që preku një pjesë jo të vogël të komuniteteve dhe që na përballi me sfidën e emergjencës në kushtet që emergjencat poo bëhen sistematike epo marrin një profil tjetër si rezultat i ndryshimeve klimatike.

Kemi më shumë thatësirë e zjarre e më shumë befasira në aspektin e atmosferës ku krijohen vorbulla si ajo e ditëve të para të vitit që sipas ekspertëve janë vorbulla që janë ngërçe në qarkullimin e flukseve të ajrit.
Situata u ndërlikua nga papërgjegjshmëria rrëqethëse e dikujt prej nesh që e trajtojnë ambientin si landfill dhe hedhin shishe e qese plastike”, tha Rama

Të fundit