Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama i shmanget protestës së opozitës, nesër ‘ia mbath’ nga Shqipëria

Rama i shmanget protestës së opozitës, nesër ‘ia

Ndërsa nesër opozita ka njoftuar një protestë kombëtare në Tiranë, kryeministri Edi Rama duket se ka vendosur ta shmangë.

Rama pritet të udhëtojë nesër drejt Turqisë, ku do të zhvillojë një takim me presidentin Recep Tayyip Erdoğan.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat turke.

“Sipas deklaratës së Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës, në kuadër të vizitës do të zhvillohet në Ankara takimi i parë i Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Shqipëri, nën presidencën e Erdoganit dhe Ramës.

Në mbledhjen e Këshillit do të shqyrtohen të gjitha aspektet e marrëdhënieve Turqi-Shqipëri dhe do të diskutohen hapat që mund të ndërmerren për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh.

Gjatë takimeve me Shqipërinë, aleaten e NATO-s, do të shkëmbehen ide mbi marrëdhëniet dypalëshe si dhe zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, veçanërisht në Ballkan, mbi bazën e mirëkuptimit për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit”, theksojnë mediat turke.

Nga ana tjetër, nesër në orën 17:30 opozita do zhvillojë një protestë të madhe përpara kryeministrisë.

 

 

 

Të fundit