Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama injoron protestat e durrsakëve, nuk tërhiqet nga projekti TID: Do vazhdojmë me vendosmëri

Rama injoron protestat e durrsakëve, nuk tërhiqet nga projekti TID: Do

Pavarësisht protestave të banorëve, kryeministri Rama nuk tërhiqet nga projekti TID në Durrës.

Duke folur në podcastin e tij, Rama pretendoi se projekti në fjalë po keqintepretohet duke e cilësuar një investim me natyrë strategjike, që sipas tij i jep Shqipërisë një impakt turistik në Mesdhe.

Madje, kryeministri deklaroi se do të vijpojnë me vendosmëritë cojnë përpara realizimin e projektit.

“Projekti i rijetëzimit të zemrës historike të Durrësit po shoqërohet me keqinterpretime dhe keqinformime që nuk kanë të sosur, ndërkohë që realizimi i tij është me natyrë strategjike për të ardhmen e qytetit të vjetër mesdhetar dhe të Shqipërisë Europiane si një destinacion i rëndësishëm turistik në Mesdhe.

Zona Arkeologjike A ku do të marrë jetë projekti, nuk është një hapësirë e zakonshme urbane dhe çdo debat pronash mbi atë zonë nuk duhet të dalë nga korniza e faktit themelor: Ajo zonë është pronë e thesarit të trashëgimisë sonë kombëtare dhe pjesë e trashëgimisë botërore. Amfiteatri Romak, Forumi Bizantin, Termat Romake janë monumente të qytetërimit europian, jo thjesht monumente të regjistrit tonë kombëtar të trashëgimisë. Ne do të bëjmë pikërisht këtë, me ndjeshmëri e me drejtësi ndaj banorëve, po me vendosmëri ndaj interesit kombëtar”, deklaroi Rama.

Të fundit