Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama injoron skandalet dhe rritjen e çmimeve, 'kapet' me mediat: Merren çfarë i thashë njërës apo tjetrit

Rama injoron skandalet dhe rritjen e çmimeve, 'kapet' me

Kryeministri Edi Rama nuk i ka mohuar përplasjet në mbledhjen e fundit të grupit të zgjeruar parlamentar.

Duke folur në një takim me asamblenë socialiste të Njësisë 7 në kryeqytet, Rama u shpreh se iu duk e pabesueshme ajo që u raportua për përplasjet ndërsa i cilësoi si “spektakolare”.

Por në vend që të shpjegonte se si do të zgjidheshin hallet e qytetarëve shqiptarë me rritjen e çmimeve apo skandalet qeveritare që po heton SPAK, ai u ankua për raportimet e mediave ndaj takimeve që zhvillon dhe veçanërisht ajo e Grupit të PS-së pak ditë më parë.

“Ishte spektakolare, e pabesueshme edhe për mua që, besoj që nuk ka më çfarë më surprizon, që ne mblidhemi në një mbledhje të zgjeruar të grupit parlamentar me qeverinë, që e bëjmë çdo fund muaji, për të diskutuar tema specifike, për të dëgjuar qeveria deputetët dhe anasjelltas, i kushtojmë orë të tëra çështjes së pronave, shërbimit të kadastrës, ecurisë së reformës në kadastër, etj.

Pastaj flasim për reformën administrative territoriale ku bashkëkryetari prezanton gjithë analizën e bërë këto muaj të të dhënave demografike, financiare, skenarët etj etj, dhe pastaj bëjmë një sesion tjetër për temat e komunikimit dhe për këtë fushatë brenda partisë dhe rreth partisë fillojmë në orën 11 dhe dalim në orën 6 dhe mediat kombëtare, nuk po diskutoj tenxheret e vogla, apo ato të mbushura me helm që në mëngjes, por media kombëtare.

Raportojnë për publikun çfarë i tha Edi Rama njërës e çfarë i tha tjetrit. Natyrisht që shqetësimi nuk është ky. Njerëzit kanë votuar dhe duan të dijnë gjëra të tjera. Janë të shqetësuar për çmimin e naftës, kjo është jeta reale. Çmimi që rritet si rezultat i një lufte, që as e kemi hapur ne, as na ka pyetur njeri ne për ta hapur dhe që është një luftë kundër një vendi ku ka një regjim armiqësor ndaj nesh si Shqipëri”, u shpreh ai.

Të fundit