Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama inspektim në një shkollë në Durrës, 'këmben fjalë' duke vënë në siklet drejtoreshën: Të ka dalë nami që je shtrigë!

Rama inspektim në një shkollë në Durrës,
Në foto: Kryeministri Edi Rama gjatë inspektimeve të shkollës 9-vjeçare në Durrës

Kryeministri Rama ka inspektuar një shkollë 9-vjeçare në Durrës të rindërtuar pas shembjes nga tërmeti i para një viti.

Duke tentuar të tërheq vëmendjen nga vonesat në procesin e rindërtimit me pak atletizëm, batuta e kritika, kryeministri Rama është munduar të shpalos talentin e tij prej ‘artisti’, kur shprehet se duhet t’u ishte kushtuar më shumë vëmendje detajeve.

Gjatë takimit me mësuesit dhe drejtoreshën, Rama bëri disa batuta me këtë të fundit, se i kishte dalë nami si shtrigë.

Biseda e plotë:

Rama i drejtohet mësueses: Kush është drejtoresha nga ju?

(Mësuesja tregon nga drejtoresha)

Drejtoresha: Nuk ka problem, ne punojmë si staf

Rama: Duket që ishe ti drejtoresha, se kur të doli para mësuesja të bënë sytë xixa

Mësuesja: Nuk e dija që ishte pas meje

Drejtoresha: Nuk ka problem

Rama: Je një shtrigë... E di që e ke namin shtrigë apo jo? Të ka dalë nami gjithandej. 

Të fundit