Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama inspekton Parkun e Shtëpisë së Pavarësisë në Vlorë: Është spektakël

Rama inspekton Parkun e Shtëpisë së Pavarësisë në

Ndërsa ndodhet prej ditës së djeshme në Vlorë, kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot Parkun e Shtëpisë së Pavarësisë dhe infrastrukturën lidhëse të Transballkanikes me zonën e portit në Vlorë.

Teksa është njohur nga afër me punën që po vijon në terren, kreu i qeverisë ka kërkuar më shumë informacion rreth projektit.

Spektakël është, dhe se si u hap gjithë kjo hapësirë. Dukej e pamundur që të kishte kaq hapësirë. Nga Sheshi i Flamurit deri tek Tuneli, ti ecën në këmbë pa ndërprerje ose me biçikletë. Super është, dhe prit që të hapet ajo tjetra aty”, tha Rama.

Ashtu si edhe në daljet e djeshme, Rama nuk është shoqëruar nga kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, por nga zëvendësi i tij, Afrim Qendro dhe deputetit Damian Gjiknuri.

 

  

 

Të fundit