Flash News
Vodhën picerinë në Durrës, përfundon në pranga 24-vjeçari
Gjykata dënon me 5 vite burg kreun e Njësisë Administrative në Lezhë, për kultivim kanabisi
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Tërmet në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra
Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, dy persona të plagosur
Rama: Inteligjenca artificiale do përdoret vitin e ardhshëm në e-Albania
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se ka nisur një projekt për implementimin e inteligjencës artificiale në “e-Albania”.
“Shumë shpejt E-Albania do ta keni në një formë tjetër që do të jetë një formë, njësoj sikur shkruani mesazhe dhe merrni mesazhe dhe do të mund të komunikoni me e-Albania në kohë reale përmes një sistemi të ri që jemi duke e përfunduar dhe pastaj besoj brenda gjysmës së dytë të vitit të ardhshëm do ta keni e-Albania në xhep me zë dhe figurë përmes inteligjencës artificiale”, vijoi Rama.
Kjo tha Rama, zhduk komplet sekserët, “qoftë nevojën për kushërinj apo krushq si edhe kohën e pafundme që të harxhon marrëdhënia me zyrat”.
Kreu i qeverisë nuk përmendi kostot e projektit.