Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama ironi me Luiza Gegën: Më mirë mos fol, se do thonë ‘ja u shite për një bast’

Rama ironi me Luiza Gegën: Më mirë mos fol, se do thonë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot dëgjesën publike lidhur me mundësinë e rihapjes së basteve sportive online. Rama u shpreh se gjatë kësaj periudhe pas mbylljes së tyre, është reflektuar duke parë të dyja anët e medaljes.

Mirëpo, teksa ishte në mbyllje të diskutimeve, Rama u shpreh se pavarësisht se fjalën e kishte kërkuar e fundit sportistja Luiza Gega e pranishme në dëgjesë, ajo nuk do të fliste. Kryeministri iu drejtua me ironi duke i thënë që ishte më mirë të mos e merrte fjalën, pasi do të përflitej sikur ishte “shitur për një bast”.

“E dija që donte të fliste Luiza, por më mirë të mos flasë se do thonë që ja u shite për një bast, shkove atje. Mos fol më mirë se do të marrin kot përpara. Se këtu një pjesë e atyre që u gëzuan shumë për ty, janë ata që s’më duan mua. Kur e panë që ne të dy duhemi, e kanë me ty jo me mu. Se kujtojnë se unë jam djalli që të kam bërë magji. Se kanë kuptuar që për ne është detyrim, është nder. Mund ta kishim bërë që në fillim sigurisht, por që tani çdo kampion që do të marri medalje olimpike, ne do ta ndihmojmë, se e meritojnë dhe për të stimuluar më shumë të tjerët që të duan të jenë si ata. Kjo bëhet në të gjitha vendet perëndimore. Kemi pritur Kombëtaren këtu siç pritëm Luizën, kështu që ça meritash do marrim ne, veçse t’i bënim nderimin”, tha Rama.

 

Të fundit