Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama ironi për atentatin ndaj Salvador Kaçajt në 14 maj: Ia bëri Pjerini dhe Ulsiu

Rama ironi për atentatin ndaj Salvador Kaçajt në 14 maj: Ia

Kryeministri Edi Rama u ndal sot në Lezhë në kuadër të asaj që e cilëson si turi i falënderimeve për fitoren në 14 maj.

Në fjalën që mbajti, Rama ironizoi edhe denoncimin e bërë nga Salvador Kaçaj, ish kreu i komunës së Shëngjinit se është kërcënuar me armë zjarri ditën e zgjedhjeve.

Sipas Ramës, ky pretendim ishte totalisht një gënjeshtër dhe shtoi se vetë Kaçaj para nisjes së fushatës i kërkonte çdo ditë takim.  

Pjerini la pa thënë si ishte puna e atentatit që i bëri bashkë me Ulsin, se çdo gjë e kisha imagjinuar, por që këto të dy do tentonin që të hiqnin qafe Salvadorin në autosdradë, se kisha parë as në ëndrrën më kurajoze, megjithatë atentati dështoi, po pasur nevojë që të heqin qafe Salvatorin, nuk rrija dot pa e thënë se kemi pasur një hall të përbashkët, deri kur filloi fushata, se Salvatori i shkruante Ulsiut “kur do takohem me shefin”, Ulsiu më thoshte mos e tako se është mashtrues, dhe unë i thoja kujdes mos të mashtron ty, se mua jo dhe si përfundim mashtroi atë plakun duke i thënë deshën të më vriste Ulsiu me Pjerinin”, tha Rama.

Në 14 maj, Salvador Kaçaj bëri një denoncim në polici ku pretendonte se disa persona e kishin ndjekur për 3 kilometra dhe e kishin kërcënuar me armë zjarri.

Të fundit