Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama ironizon Bashën: 8 vjet në krye të PD dhe s’tha asnjë fjalë për UÇK-në, foli për mua dhe Millosheviçin

Rama ironizon Bashën: 8 vjet në krye të PD dhe s’tha

Kryeministri Edi Rama ironizoi ish-kryedemokratin Lulzim Basha, pas fjalës që ky i fundit mbajti në Kuvend.

Rama u ndal te deklaratat e Bashës, duke theksuar se nuk tha asnjë fjalë për raportin që mohon trafikun e organeve nga drejtuesit e UÇK-së.

Ai shtoi se politika i ka përdorur dhimbjet e Kosovës për “pazaret mizerabël” të Tiranës.

“Ka qenë 8 vjet kryetar i PD-së. Dëgjuat ndonjë fjalë për UÇK-në, dëgjuat ndonjë fjalë për Dick Martyn, apo Hashim Thaçin apo poshtërsinë e akuzës për trafikun e organeve. Dëgjuat vetëm për Millosheviçin dhe për mua. Pjesën për mua dua ta mirëkuptoni se i kam munguar shumë këto kohë.

Por këtu nuk kemi ardhur të bëjmë atë që këta kanë bërë sa herë u është dashur ky parlament si samar se nuk kanë çfarë i bëjën gomarit, kushdo qoftë gomari. Asnjë fjalë për rezolutën që është fillimi i një beteje reale dhe jo vazhdimi i një të folure me vete, pasi nuk është as parlamenti i Gjermanisë dhe i Francës. Në emër të patriotizmit dhe nacionalizmit kjo politikë i ka përdorur dhimbjet e Kosovës për pazarin mizerabël të Tiranës”, tha Rama.

 

Të fundit