Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama ironizon Bashën dhe Berishën në Lushnjë: Njëri i bravës, tjetri bishti i varesë, por të dy për interesa personale

Rama ironizon Bashën dhe Berishën në Lushnjë: Njëri i

Kur na ndajnë edhe katër ditë nga zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki të vendit, kryeministri Edi rama ka udhëtuar sot drejt Lushnjes dhe në një takim me të rinjtë ka prezantuar kandidaten e PS, Eriselda Sefa.

Gjatë fjalës së tij, Rama nuk ka kursyer ironitë për kandidatët e PD dhe të koalicionit "Shtëpia e Lirisë", duke i cilësuar Lulzim Bashën dhe Sali Berishën si përfaqësues të bravës dhe tjetri i bishtit të varesë.

Ka njerëz që e përdorin politikën për të shtypur njerëz, disa e përdorin politikën për të bërë të lirë njerëz. Politika i sjell përpara jush edhe Eriseldën dhe ata dy të tjerët që i keni këtu. Njërin e ka sjellë vrima e bravës dhe një tjetër që e kanë sjellë një copë e bishtit të varesë. Ata nuk i duhen Lushnjës, persona të identifikuar dhe të lidhure me atë lloj politike që është dasi, helm, gjithçka por jo frymëzim. 

Lufta është gjetkë, por po të dëgjosh mënyrën se si shahet këtu dhe se si sulmohet e shpifet këtu, duket se lufta është këtu. Këtë se bën politika, por njerëz të caktuar që tani më i sheh i madh dhe i vogël që janë aty për interes personal. janë të dy njësoj. Njëri që do medoemos të kthehet dhe tjetri që mos të iki. Hall i madh!”, tha Rama.

Të fundit