Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama ironizon Bashën: Tirana ishte simbol i pisllëkut, u harrua bashkë me atë që gërhiste

Rama ironizon Bashën: Tirana ishte simbol i pisllëkut, u harrua

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar Lulzim Bashën në një aktivitet për përmbylljen e sezonit turistik në Durrës, ku foli për pastërtinë në Tiranë.

Ai tha se në kohën kur Tirana drejtohej prej atij që “gërhiste”, referuar Bashës, ishte simbol i pisllëkut. Gjithashtu pranoi se ende ka problematika me pastërtinë në kryeqytet.

“Sot me përjashtimin e bashkisë së Vlorës, kemi pasur një sezon jo vetëm më të pastër se asnjëherë, por realisht të pastër duke nisur nga Tirana.

Të gjithë përshtypjet e anketuarve të të huajve në Tiranë nisin me pastërtinë. Natyrisht ka probleme në pika të caktuara, por ka pastërti. Ishte simboli i pisllëkut që ra në gjumin e thellë që ndoshta tani të gjithë e kanë harruar bashkë me atë që gërhiste”, tha Rama.

 

Të fundit