Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama ironizon kundërshtarët: Ku shkohet me Mesilën, Dulen, Palokën? Shehi është i lezetshëm deri te gota e dytë

Rama ironizon kundërshtarët: Ku shkohet me Mesilën, Dulen,
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama nuk i ka evituar sulmet ndaj kandidatëve për deputetë të opozitës gjatë takimit që zhvilloi në Kukës. Ai ka përmendur me emra disa nga përfaqësuesit e opozitës, ndërsa thotë se ata nuk kanë mundësi për të ndryshuar dhe sjellë zhvillimin në vend.

Sikurse ka deklaruar edhe më herët, sipas Ramës, vetëm PS i ka këto aftësi. Mesila Doda, Edi Paloka, Vangjel Dule, Dashamir Shehi janë emrat që përmendi sot Rama duke i ironizuar.

“Një parti që humb që ti të humbasësh shanse, kjo vite, ndikon në jetën tënde drejtpërdrejte, e habitshme me tifozllëk , njeriu ku voton duhet të bëjë një zgjedhje, është njësoj sikur bën kur zgjedhje elektricistin në shtëpi, apo me çdo zanatçi tjetër, ti zgjedh atë që ta bën më mirë atë punë, nuk nisesh me kë është. Ku shkohet me Mesinë, Dulen, Palokën, vetëm për punë nuk janë, se po të ishin do i kishin bërë, domethënë për të pirë një gotë me ulli, natyrisht që Dash Shehi është i lezetshëm, por deri te gota e dytë, jo te gota e tretë se nuk kuptohet”, tha Rama.

Të fundit