Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama ironizon marrëveshjen PD-PL: Aleancë rublash që synon ndryshimin e pushtetit me dhunë

Rama ironizon marrëveshjen PD-PL: Aleancë rublash që synon

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar marrëveshjen PD-PL të nënshkruar disa ditë më parë para zgjedhjeve lokale 2023.

Në një takim në Ersekë, Rama e konsideroi marrëveshjen një aleancë rublash, duke iu referuar me ironi çështjes së financimit rus.

“Ajo është aleancë rublash që synon të arrijë aty ku u synua dhe më parë me financimin rus, në krijimin e një konflikti social për të realizuar atë që nuk kanë nguruar ta thonë asnjëherë, ndryshimin e pushtetit jo me votë, por me dhunë.

Me presion, me detyrim për ndryshim të rregullave të qeverisë në tavolinë. Këtu lidhet dhe historia e thikës së ngulur në shpinën e UÇK”, tha Rama.

Të fundit