Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama ironizon Tabakun, ‘thumbon’ presidentin: Ça me qetësi, se m’u bëre si Ilir Meta

Rama ironizon Tabakun, ‘thumbon’ presidentin: Ça me

Kanë vijuar replikat mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetares së Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku.

Kjo e fundit i ka kërkuar Ramës të flasë me qetësi, ndërsa kryeministri është nervozuar nga kërkesa e Tabakut, duke “thumbuar” presidentin Ilir Meta.

Rama i tha kryetares së komisionit me shprehjet e saj “me qetësi, me qetësi” po i kujtonte Ilir Metën. Ndërkohë Tabaku i ka kërkuar që të mos përmendë persona që nuk janë prezentë në Komisionin Hetimor.

Replikat Tabaku-Rama

Tabaku: Me qetësi të lutem…

Rama: Ça me qetësi me qetësi me qetësi, se m’u bëre si Ilir Meta.

Tabaku: Mos përmend njerëz që nuk janë këtu...

Rama: Ca me qetësi pra ca me qetësi, me qetësi me dashuri ca qetësie? Më jep ku e bazon se është si të them unë xhaketa juaj 75 mijë euro…

Tabaku: Teknika mos më mbyll mikrofonin. A ke nevojë që të flasë dhe Ermonela?

Rama: Me ju përballë unë të kem nevojë për Ermonelën? Jo

Tabaku: Me qetësi…

Rama: Sa herë të më thuash qetësi, do të them me dashuri…

 

 

Të fundit