Flash News

Ditari i Maxhorancës

"Engjëll mbrojtës i Shqipërisë", Rama: Pa Italinë nuk do ishim këtu ku jemi

"Engjëll mbrojtës i Shqipërisë", Rama: Pa

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar Italinë një “engjëll mbrojtës” i Shqipërisë.

Duke folur për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë në 30 vitet e fundit, në Këshillin Rajonal të Puglias, Rama tha se pa kontributin e shtetit fqinj, vendi ynë, në shukmë fusha si drejtësi, arsim, apo momente të tjera të v2ështira që ka kaluar Shqipëria në vitet e tranzicionit, nuk do ishte këtu ku ndodhet sot.

"Në momentet më të errëta Italia ka qenë gjithnjë e pranishme në Shqipëri, mbaj mend ngjarjet e 97-ës, kur s’kishte më shtet e ligje, rrugët ishin në duart e njerëzve që ngrinin bandat e tyre dhe Italia mbërriti me një operacion të madh ushtarak dhe ndihmë.

Romano Prodi ishte nismëtari për të na ndihmuar që të dilnim nga kjo situatë, ky ishte çast kyç për të ardhmen e Shqipërisë.

Më pas, pas tërmetit, Italia ka qenë engjëlli mbrojtës i Shqipërisë, qoftë kur bëhej fjalë për të folur për vendin tonë në nivel ndërkombëtar në Bruksel, apo kur bëhej fjalë për të ndihmuar Shqipërinë pas castit të tmerrshëm nga tërmeti para 15 muajsh, ishte një cast tjetër mbrojtje nga Italia. Falë Luigit që u përfshi personalisht. Përtej solidaritet e të vërtetë të një fqinje, ai u përfshi sikur po digjej Napoli e jo një vend tjetër përtej detit. Ishte e pabesueshme. Nuk është retorikë kjo.

Ata u futën atje të shpëtonin jetët e mbetur nën gërmadha. Në nivel bashkëpunimi qoftë nga ana e ndihmës e transferimit të njohjeve në ndërtimin e institucioneve e kapaciteteve, në fushën e drejtësisë, luftës kundër kriminalitetit edhe atë ekonomik, është bërë shumë.

Gjithçka që Italia ka bërë për Shqipërinë në këto 30 vjet, Shqipëria do ishte vënë në një pozicion shumë më të brishtë se këtu ku jemi. Ende nuk është pozicioni që duhet të jetë në ekonomi, drejtësi etj, por është shumë ndryshe nga c’ishte përpara.

Nëse heqim kontributin e Italisë, nuk do ishim në këtë pozicion që jemi sot. Kjo është e vërteta", u shpreh Rama në ceremoninë e përkujtimit të 30-vjetorit të fillimit të emigracionit shqiptar drejt Puglias. 

Të fundit