Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama iu garantoi mjekëve specialistë pagë sa Gjermania 4 vite më parë, sot iu premton 50 mijë lekë shtesë

Rama iu garantoi mjekëve specialistë pagë sa Gjermania 4 vite

Nga Kongresi i Shëndetësisë, kryeministri Edi Rama deklaroi se duke filluar nga muaji Prill, të gjithë mjekët specialist do të marrin një shtesë prej 50 mijë lekë të reja.

“Në 30 prill, mjekët specialistë do të marrin 50 mijë lekë të reja plus në pagën e tyre. Pra janë nga muaji prill dhe do të mbajmë zotimin për rritjen 7 % të pagës për mjekët dhe infermierët. Edhe mjekëve të përgjithshëm dhe infermierëve iu them se po përgatisim rritje proporcionale”, tha Rama.

Kjo deklaratë e Ramës, nuk është premtimi i parë i pambajtur nga qeveria. Në vitin 2019, në një takim me qytetarët, Rama ka bërë po të njëjtën deklaratë, duke premtuar rritje page për mjekët specialist që specializohen dhe pranojnë të punojnë jashtë Tiranës.

Asokohe, Rama i garantoi bluzat e bardha se do të merrnin një pagë të njëjtë me mjekët në Gjermani.

“Ajo që ka ndodhur është që për arsye të çuditshme qeveria e mëparshme nga viti 2009 në vitin 2013 i ndërpreu të gjithë specializimet, pra nuk u bënë më specializime në mjekësi dhe 4 vjet u krijua një gropë. Kështu u krijua një vakum. Ne i rifilluam specializimet dhe në janar kanë filluar të dalin të parët sepse u bë cikli dhe shumë shpejt do të plotëshen me specalistë të gjitha spitalet.

Plus kësaj ne kemi vendosur edhe një shumë, një bonus për të gjithë specialistët që pranojnë të dalin nga Tirana, të punojnë jashtë Tiranës, që është i barabartë që do të merrnin me pagën po të punonin mjekë në Gjermani. Domethënë, është faktikisht 2 milion plus rrogën. Dhe kjo e ka ndihmuar, madje kemi edhe 10-12 raste që kanë ardhur mjekë nga jashtë për të punuar këtu, mjekë shqiptarë kuptohet. Pra kjo është një çështje e trashëguar, por do të rikuperohet shumë shpejt”, tha Rama para 4 vitesh.

Të fundit