Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama hap dyert për rusët: Janë të mirëseardhur në Shqipëri!

Rama hap dyert për rusët: Janë të mirëseardhur në

Kryeministri Edi Rama iu ka hapur dyert rusëve, që kërkojnë të largohen nga vendi i tyre, për shkak se nuk duan t’i bashkohen luftës në Ukrainë.

Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së qeverisë, Rama tha se ata që nuk duan të bashkohen me luftën, janë të mireseardhur në Shqipëri.

Pyetje: I njohur qëndrimi juaj ndaj agresionit rus në Ukrainë por cili do jetë qëndrimi politik i Shqipërisë nëse përballeni me kërkesë nga shtetasit rusë që braktisin vendin e tyre për të mos ju bashkuar luftës?

Edi Rama: Janë të mirëseardhur, janë të mirëseardhur në Shqipëri.

Kujtojmë se Vladimir Putin ka urdhëruar mobilizim të pjesshëm, çka nuk është pritur mirë nga një pjesë e rusëve, të cilat kanë nisur të largohen nga vendi, por jo çdo shtet do t’i mirëpresë.

 

Të fundit