Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama iu kujton studentëve: Për të hyrë në auditor, vaksinimi është i detyrueshëm

Rama iu kujton studentëve: Për të hyrë në auditor,

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme, duke iu kujtuar studentëve detyrimin për tu vaksinuar. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se vaksinimi është i detyrueshëm për të hyrë në auditore.

"Duke ju kujtuar se për të hyrë në auditor vaksinimi është i detyrueshëm, si edhe duke ju njoftuar se tanimë dyert e universiteteve janë hapur për vaksinimin e pedagogëve e studentëve, si një garanci më shumë, për një ecuri sa më të mirë të vitit të ri akademik që është në prag, ju uroj një javë të mbarë", shkruan Rama.

Tashmë procesi i vaksinimit po zhvillohet dhe në univeristete. Mësuesit, studentët dhe pedagogët janë të detyruar të vaksinohet. Arsimtarët duhet të vaksinohen deri më 30 shtator.

Rektori i UT-së, Artan Hoxha bëri me dije pak ditë më parë se ishte vaksinuar më shumë se gjysma e stafit pedagogjik, ndërsa kundërshtoi vaksinimin e detyrueshëm për studentët me argumentin se ende nuk është vendosur se si do të zhvillohet mësimi.

Rama iu kujton studentëve: Për të hyrë në auditor,

 

Të fundit