Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama iu përgjigjet kritikëve: Fondet e rindërtimit, asnjë qindarkë nuk kalon përmes qeverisë

Rama iu përgjigjet kritikëve: Fondet e rindërtimit, asnjë

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur kritikëve sa i përket fondeve të rindërtimit. Gjatë fjalës së tij në aktivitetin e dorrëzimit të bllokut të parë të banesave të rindërtuara në Vaqarr, Rama u shpreh se fondet nuk kanë kaluar nga qeveria.

Sipas tij, kanë qenë vetë palët e treta që i kanë administruar fondet. Rama shtoi se pavarësisht kritikave, procesi ishte shembullor.

"Mund të gjendet plot gjëra për të kritikuar por në këtë rast procesi ka qenë shembullor. Dua të theksoj për të gjithë për ata që thonë ku janë paratë, të gjitha fondet e vëna në dispozicion nga të tretët, nuk kalojnë përmes qeverisë shqiptare, asnjë qindarkë.

Paratë e botës, bota i shpenzon vetë, janë fonde që ata i administrojnë vetë, me projekte ku ne kemi fjalën e fundit me miratimin e projekte, me tendera që i bëjnë vetë dhe kontrata që i lidhin vetë dhe në fund dorëzojnë produktin. Duhet të ndjehemi mirë që kemi arritur të bëjmë diçka që askush nuk e imagjinonte gjatë asaj tragjedie", tha Rama.

Të fundit