Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama iu premton peshkatarëve ura bashkëpunimi me shtetet afrikane: Do shkojmë në Senegal dhe do takojmë presidentin

Rama iu premton peshkatarëve ura bashkëpunimi me shtetet afrikane: Do

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me peshkatarët e Durrësit, teksa ka prezantuar buxhetin e vitit 2022 për këtë sektor. Ai iu ka premtuar se do t'i çojë në Senegal dhe t'iu mundësojë një takim me presidentin e vendit, nëse duan të peshkojnë atje.

Rama ka shtrënguar duart me njërin prej peshkatarëve, ndërsa i ka thënë se si fillim duhet të formojnë një delegacion. Kryeministri shtoi se mund të krijojë urë lidhëse dhe me Libinë.

“Dëgjo këtu tashi. Maje men fjalën time, vetëm prej jush. Bëni delegacionin dhe do shkojmë në Senegal dhe do bëjmë marrëveshje atje që të hapni Senegali-Gana. Dakord? Bëni delegacionin, do shkojmë në Senegal, do takojmë presidentin e Senegalit.

Do diskutojmë që të hapet një koridor për ju që të peshkoni atje, meqë doni të sulmoni deri në Senegal. Edhe për Libinë, do e hap unë kanalin. Dorën këtu”, u shpreh Rama.

Të fundit