Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama ‘josh emigrantët: Investoni të ardhurat këtu, do merrni 2-3-fishin që fitoni jashtë

Rama ‘josh emigrantët: Investoni të ardhurat këtu, do

Kryeministri Edi Rama u propozon emigrantëve që merren me punë të zakonshme që nëse investojnë të ardhurat e tyre në bujtina dhe agro-turizëm në vend, do të ‘shpërblehen’ nga qeveria jo vetëm me taksa të ulëta, por edhe me grante.

Kjo deklaratë e Ramës erdhi gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Gjirokastër.

Qytetari: Jam djali i një oficeri të shkarkuar në fillim të viteve 90 nga qeveria, morëm rrugën e emigrimit në Greqi. Me të ardhurat blemë një tokë, ndërtuam një objekt për bujtinë.

Rama ‘josh emigrantët: Investoni të ardhurat këtu, do

Për ne që kemi ndërtuar infrastrukturës të bëhemi pjesë e asistencës së qeverisë për realizimin e këtij projekti.

Rama: Nuk them se Shqipëria është fushë me lule, por askund nuk është e lehtë. Kush ka kokëfortësinë e mjaftueshme për ta çuar punën e vet deri në fund e bën.

Për çdo emigrant që bën një punë të zakonshme, nuk flas për avokatë e mjekë të integruar prej vitesh, nëse i investoj në kursimet e tyre edhe me ndihmën e tyre me programet, kreditë nga fondi i garancisë sovrane , për të kthyer shtëpinë e gjyshërve në bujtina e agroturizëm, të ardhurat që do të marrin në vit do jenë dyfish, 3-fish se marrin atje nga paga e punës. Flas për ata që marrin pagë nga një punë e zakonshme. Ma konfirmon dot?

Mund të merrni mbështetje për këtë projekt, skema është e hapur e paratë janë aty. Sikur të marrësh 50-70 % të investimit, jo kredi nuk është pak.

Qytetari: Ne duam pjesën në vazhdim për pagesën.

Rama: Për atë që keni bërë nuk merrni financim, nëse keni pjesë në vazhdim

Të fundit