Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama justifikon betonizimin e Tiranës dhe sulmon kritikët: Ata janë prodhues kokoshkash

Rama justifikon betonizimin e Tiranës dhe sulmon kritikët: Ata

Zhvillimi i shpejtë urban dhe ndërtesat e shumta me pamje të pazakontë në Tiranë kanë tërhequr vëmendje dhe kritika, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Por kryeministri Edi Rama, në një intervistë për “Dezeen”, i ka quajtur këto reagime “mashtrime” dhe ka sulmuar kritikët duke i cilësuar si “prodhues kokoshkash”.

Sipas tij, ndërtimet e reja janë shenjë e zhvillimit dhe jo e korrupsionit.

“Meqenëse ndikimi është shumë i fortë, ka shumë budallallëqe në mediat kryesore ndërkombëtare, duke pyetur se çfarë fshihet pas kësaj, si janë ndërtuar ato, pastrim parash, kriminalitet, të gjitha këto gjëra të çmendura.

Këta njerëz që bëjnë këto komente janë prodhues të kokoshkave. Ata thjesht bëjnë kokoshka për njerëzit që shkojnë në kinema, dhe të nesërmen ajo që mbetet është filmi, jo kokoshkat,” shtoi ai, duke theksuar se ndërtesat “do të jenë aty përjetësisht”.

Kritikët e akuzojnë qeverinë dhe bashkinë për betonizim të pakontrolluar dhe për lidhje të afërta me bizneset e ndërtimit, ndërsa Rama zgjedh të ironizojë në vend që të përgjigjet për akuzat konkrete.

Të fundit