Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama kandidat për Sekretar të Përgjithshëm të NATO-s? Ç’shkruan studiuesja gjermane

Rama kandidat për Sekretar të Përgjithshëm të NATO-s?

Kryeministri Edi Rama po aludohet se është një nga kandidaturat për Sekretar të Përgjithshëm të NATO-s në vend të Jens Stoltenberg.

Ka qenë studiuesja gjermane, Suzana Starikov, ajo e cila përmes një postimi në Twitter thotë se kryeministri shqiptar Edi Rama do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

“Edi Rama do të pasojë Jens Stoltenberg në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Në veçanti thuhet se SHBA-të kanë insistuar në zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të ardhshëm të NATO-s mes anëtarëve të rinj të NATO-s. Kandidatët ishin kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Kush do të jetë kryeministri i radhës i Shqipërisë?”, shkruan ajo.

Rama kandidat për Sekretar të Përgjithshëm të NATO-s?

Nuk dihet ende se si qëndron e vërteta, ndërsa pritet një reagim nga përfaqësues të NATO-s, apo vetë kryeministrit Rama.

Suzana Stariikov është një studiuese e komunikimit, ndërsa njihet për botimet e saj për politikën e jashtme. Megjithate, me shume mundesi kemi te bejme me nje shaka per 1 prillin, diten e genjeshtrave. 

Të fundit